Anulohen vendimet e Konferencës së Londrës, të vitit 1912

Anulohen Vendimet e Konferencës së Londrës, të Vitit 1912, dhe i ashtuquajturi, “Protokoll i Firencës” i mbajtur në Firencë që vulosi kalimin e 17 kilometra tokë shqiptare, Greqisë.
VENDIM

Shoqata Demokratike „Çamëria“ me qendër në Hollandë, së bashku me Këshillat Ndërkombëtar të Çamërisë në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Konferencën e saj të mbajtur në Firencë të Italisë, me datën 21. 08. 2016, merr këtë vendim në udhën e përbashkimit tonë:

Shqiptarët jemi pellazg të kulluar. Dy kryeveprat botërore “Iliada”, dhe “Odisea” janë të shkruara në shqipen e lashtë të babë Homerit. Prandaj, pellazgolog, dhe gjuhëtar vendas dhe të huaj, e pranojnë këtë fakt historik të prejardhjes sonë pellazge. Fjala Greqi, do të thotë, tregëti, shkëmbim me shumicë dhe pakicë mallërash, shprehet fizofi dhe eseisti Hollandez, Groteus, në librin e tij, “Deti i lirë dhe Prolegomena” Tokat e pushtuara herët a vonë do t´i marrim, dhe do t’ ia bashkojmë trungut amë, Shqipërisë. Historia jo rrallë përsëritet. Prandaj, jemi sot këtu për çështjen me madhore të kombit, për çështjen e Rikthimit të Çamërisë, dhe për ribashkimin e tokave shqiptare, u shprehë, Kryetari i Shoqatës Demokratike „Çamëria“, z. Festim Lato.

Në këtë vend ku jemi sot, ne Firence të Italisë, para 103 vjetësh, tha, kryetari i Shoqatës Demokratike „Çamëria“, Z. Festim Lato, në vitin 1913, u nënshkrua i ashtuquajturi, “Protokoll i Firencës”, ku u vulosën vendimet e Konferencës së Londrës të vitit 1912, për copëtimin e tokave shqitare, dhe dhënien tokat shqiptare, fqinjëve tanë pushtues. Prandaj,

Në “Protokollin e Firencës”, pa dëshirën e popullit tonë, vetëm në Jug të Shqipërisë, Shqiperisë iu rrëmbyen 17 mijë kilometra tokë shqiptare, nga 6 Fuqitë botërore të kohës. Mirëpo, Çamëria tokë denbabaden shqiptare, as nuk jepet, as nuk falet. Gjaku çamë rron i pavdekshëm edhe në gurë varresh, edhe në vargje këngësh, edhe në shpirtërat e kombit. Gjuha në Çamëri bënë luftën e saj!

Shqiptar të të gjitha trojeve! Ne sot jemi mbledhur këtu, në vendin ku është vulosur padrejtësia më e madhe ndërkombëtare, dhe historike, ndaj popullit tonë liridashës, për të hedhur poshtë Vendimet e dy Konferencave, të Londrës, dhe të ashtuquajturit, “Protokoll i Firencës. Shoqata Demoktaike”Çamëria” me qendër në Hollandë, me Këshillat e saj Ndërkombëtar, në Evropë dhe Amerikë, ngre zërin, dhe anullon Vendimet e Konferencës së Londrës te vitit 1912, dhe vendimet e „Portokollit të Firencës, të vitit 1913, pë t´i hapur rrugën Ribashkimit. Shqiptarët nuk kërkojmë as ma shumë, dhe as më pak se ribashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ribashkimin e Mollës së Kuqe me Shqipërinë, si dhe ribashkimin e Iliridës, dhe trojeve shqiptare në Malin e Zi me Shqipërinë.

Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë, hedh poshtë Vendimet e Konferencës së Londrës, dhe Vendimet e “Protokollit të Firencës”, që shkërmoqën tokat tona, dhe 17 mijë kilometra tokë shqiptare ia kaluan Greqisë.

Shoqata Demokratike Shqiptare „Çamëria“ me qendër në Hollandë, dhe Keshillat Ndërkombëtar të saj në Evropë dhe Amerikë, me datë 21. 08. 2016, Në Konferencën e saj në Firencë të Italisë, merr vendim, Anulimin dhe shfuqizimin e menjëhershëm të Vendimeve të Londrës të vitit 1912, dhe të vendimit të „Protokollit të Firencës” të vitit 1913, të marra padrejtësisht nga 6 Fuqitë botërore të kohës. Në këtë Konferencë ne nuk bëjmë apologjeun e luftës, por i bëjmë me dije Greqisë, se Çamëria, së shpejti do t´i bashkohet Shqipërisë. Prandaj, e ndjejmë historinë e popullit çamë, historinë e këtij populli të jashtëzakonshëm, historinë e jashtëzakonshme të inteligjencës patriotike çame.

1 . Bëjmë publik, Dorëzimin e Dosjes Çame, të gjenocidit grek mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë, të dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës me 11 Shkurt të vitit 2016;

2 . Bëjme konfirmimin e pranimit të Dosjes Çame, nga Shoqata Demokratike „Çamëria“! me qendër në Hollandë, me 17 Maj, 2016.

3 . Bëjmë publik vendimin e Shoqates Demokraike Shqiptare “Çamëria me qendër në Hollandë, bashkë me Këshillat Ndërkombëtar në Evropë dhe Amerikë; Anulimin dhe shfuqizimin e menjëhershëm të vendimeve famëkeqe të Konferncës së Londrës, dhe Vendimeve të të ashtuquajturit “Protokoll i Firencës”. Shqiptarët në botë, dhe veçmas çamët e dëbuar kërkojnë që Çamëria t’i ribashkohet Shqipërisë, si një fakt i trungut amë të saj. Këtë konferencë të rëndësishme për kombin tonë në Firencë, e ndoqën me përkushtim, Radio Tirana, dhe Televizioni Shqiptar.

Tokat e pushtuara herët a vonë do t´i marrim. Prandaj, shqiptarët duhet të jemi të gatshëm për të bërë betejën e kohës.

4 . Teksti i këtij vendimi përkthehet në 6 gjuhë, dhe i shpërndahet 6 parlamenteve të Evropës dhe Senatit Amerikan

Rroftë Shqipëria dhe trojet shqiptare! Rroftë Çamëria! Zoti i bekoftë shqiptarët!

Kryetari i Shoqatës Demokratike Shqiptare “Çamëria” me qendër në
Hollandë, dhe Këshillat Ndërkombëtar të saj, në Evropë dhe Amerikë.
Firencë, 21. 08.2016

Kryetari Shoqatës Demokratike “Çamëria”

FESTIM LATO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu