Bota shtazore po zhduket me ritme të shpejta

Në raportin e publikuar nga Fondi i Botës Shtazore dhe Shoqata Zoologjike e Londrës, bota shtazore ka pësuar një rënie prej rreth 60 përqind që nga viti 1970.

Raporti paralajmëron se nëse prirja e tanishme vazhdon, rënia e numrit të gjitarëve, shpendëve, peshqve, amfibëve dhe zvarranikëve mund të arrijë në dy të tretën deri në vitin 2020, ose rreth 2 përqind në vit shkruan Klan Tv.

“Bota shtazore po zhduket me ritme të papara,” tha Marco Lambertini, drejtor i Përgjithshëm i Fondit Ndërkombëtar të Botës Shtazore.

Raporti bazohet mbi treguesin e llojeve të hartuar nga shkencëtarët për vëzhgim afatgjatë dhe që përbëhet nga 3,700 lloje kafshësh.
Sipas raportit, rënia dramatike e faunës është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e zhvillimit njerëzor.

Rritja e popullatës së botës, e cila është më se dyfishuar që nga viti 1960, duke arritur në rreth 7.4 miliardë, nënkupton më pak hapësirë për kafshët dhe mund të çojë në zhdukjen e tyre, nëse nuk bëhen ndryshime./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu