EKSKLUZIVE/ Lata buxhetin e komunës e destinon për maqedonët, shkollat shqipe me investitorë nga mërgata (FOTO)

Kontributi dhe gadishmëria e mërgimtarëve dibranë për të kontribuar dhe ndihmuar financiarisht vendlindjen e tyre, si duket po keqpërdoret dita ditës nga kryetari i Komunës së Dibrës. Në këtë periudhë parazgjedhore ku ndodhemi tendencat e kryetarëve për të fituar poena politike janë të shumta, e kjo u vërejt edhe te kryetari i Dibrës, por ndryshe nga Komunat tjera, në Dibër po përdoren standarte të dyfishta, shkruan InfoShqip.

Në faqen zyrtare të kreut të Komunës Dibër, Ruzhdi Lata, është afishuar një postim ku paraqiti një investim në fshatin Xhepishte të ministrisë së arsimit dhe Komunës Dibër.

Për një periudhë të shkurtër kohore, po në një institucion arsimor por kësaj here shkolla me numrin më të madh të nxënësve shqiptar në Dibër, kryetari i Komunës do afishonte një tjetër investim, ndryshe nga investimi në fshatin Xhepishte, ku derdheshin paratë e Ministrisë së Arsimit dhe buxheti komunal, në këtë shkollë investitorët do ishin individë, qytetarë, humanistë, dibranë të mërgatës të gatshëm për të kobtribuar në vendlidjen e tyre.

Shqetësimi i qytetarëve mbi mënyrën e shpërndarjes së investimeve, fondeve dhe keqpërdorimit që i bëhet mërgatës është mëse i natyrshëm dhe i logjikshëm, këto standarte të dyfishta të ndara në baze etnie nga kryetari i Komunës së Dibrës janë indikatorë negativ të fuqishëm mbi mërgatën dibrane, një nga burimet më kryesore ekonomike te qytetit të Dibrës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu