Pandeli Majko për “Tigrat e Zi” të Drenicës :” Të jashtëzakonshëm, të paparashikueshëm, luftëtarët më të mirë të Ballkanit”

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, i ftuar në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun ka folur rreth përfshirjës së shtetit Shqiptar në luftën e fundit të Kosovës.

Ai ka pohuar se shteti shqiptar ka ndërhyrë në këtë luftë duke i armatosur shqiptarët e Kosovës me armatim.

Gjithashtu ka folur edhe për luftën që ishte bërë në Kukës e Tropojë me forcat serbe ku këta të fundit ishin hyrë në shtetin shqiptar.

I pyetur nga gazetari Fevziu për përfshirjen e trupave shqiptare në Luftën e Kosovës, ish-kryeministri Majko ju është përgjigjur gazetarit se në Kosovë vepronin luftëtarët më të mirë që ka pasur Ballkani ndonjëherë, ai i përshkruan luftëtarët me uniformë të zeza, që nënkupton njësinë elite të UÇK-së, të quajtur “Tigrat e Zi” që vepronin në Drenicë.

“Ishin të paparashikueshëm, të jashtëzakonshëm, luftëtarët më të mirë që ka pasur ndonjëherë ballkani” shton ish-kryeministri Majko për “Tigrat e Zi” pjesë e së cilës ishin edhe vëllëzërit Ramadani, që sot mbahen padrejtësisht në burg, të akuzuar për vrasjen e familjes Hajra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu