Puna e rrëndë që bëjnë fëmijët e Bulqizës në fokusin e emisionit investigativ italian

Një grup xhirimi i programit investigativ “Le Iene” ka qenë në Bulqizë për të parë nga afër situatën e fëmijëve që punojnë për të mbledhur mineral për të siguruar jetesën e tyre dhe të familjeve. Ky është burimi i vetëm i të ardhurave për shumicën e familjeve në qytetin e Bulqizës.

Më së shumti janë gra dhe fëmijë që kërkojnë atë pak krom që mund të ketë mbetur, për ta shitur më pas tek kompanitë apo individët që merren me tregtimin e kromit. Një pjesë e madhe e fëmijëve manifestojnë lodhje dhe punojnë në kushte tepër të vështira, në të ftohtë, në pluhur, në rrugë. Një pjesë e madhe e këtyre fëmijëve janë shkëputur nga shkolla dhe punojnë me orë të zgjatura.

Çështja bëhet edhe më shqetësuese nëse do t’i referohemi legjislacionit në vend. Sipas ligjeve shqiptare, fëmijët e moshës 5 deri në 13 vjeç, nuk duhet të punojnë asnjë orë në javë.

Ky emision nuk është publikuar akoma online dhe është transmetuar vetëm në TV, por do ta transmetojmë sapo të qarkullojë, një çështje e tillë nuk duhet anashkaluar më. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu