​Vetura shkel 8 persona në Amsterdam

Një incident i madh ka ndodhur sot në pjesën qendrore të Amsterdamit, kur një makinë është futur në trumën e këmbësorëve, duke aksidentuar 8 qytetarë.

Siç njoftojnë mediat lokale, 8 persona u plagosën kur ngasësi i veturës Peugot, derisa ishte duke u marrë në pyetje nga policia, tentoi të ikte dhe shkeli turmën e njerëzve.

Makina është futur në pjesën e këmbësorëve, ku qarkullimi i veturave është i ndaluar. Por, policia tha se nuk ka indikacione që aksidenti ishte i qëllimshëm, pasi thonë se shoferi për një moment nuk është ndjerë mirë nga shëndeti./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu