Paniku në radhët e BDI-së sa vjen e shtohet. Rezultatet e fundit në Komunës e Zhelinës, struktura e fuqishme e Lëvizjes BESA në këtë komunë, si dhe ngritja shumë e madhe e BESËS pas zgjedhjeve, si duken e kanë shtuar panikun në BDI të cilët në mungesë të ofertës konkrete po mundohen të qëndrojnë në skenë duke e përçarë elektoratin. Të bindur se BDI më nuk mund ta fitojë Zhelinën me kryetarin aktual, ndërsa nga ana tjetër mungesa e një personi tjetër me autoritet, ata nuk po zgjedhin asnjë mjet për t’i përçarë banorët e Zhelinës vetëm e vetëm për ta ndalë hovin e Lëvizjes BESA.