Gjykata Penale ka caktuar masë për konfiskimin e pasaportës së Sead Koçanit, ndërsa ky i fundit ofroi garanci prej 875 mijë eurosh.
Këtë vendim e solli gjykatësja e procedurës së paraprake Daniela Dimovska, pas vendimit të Gjykatës Supreme me të cilin u shfuqizuan vendimet e Gjykatës Penale dhe Gjykatës së Apelit, për marrjen e masës së paraburgimit për të dyshuarin në rastin e PPS-së “Trust”, njofton InfoShqip.
Në vendim, gjykatësi i procedurës së paraprake deklaroi se nga dëshmitë te paraqitura dhe pas rigjykimit, mendon se ekziston dyshim se i dyshuari e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, dhe duke e pasur parasysh sjelljen e tij që nga fillimi i procedurës e deri më sot, gjykatësja konsideron se ekziston rrezik për largim të të dyshuarit nga vendi, dhe për këtë shkak e pranoi propozimin e mbrojtjes për caktimin e masës për garanci dhe për kujdes.
PPS ka të drejtë të ankohet për këtë vendim./InfoShqip.com