1.4 milionë denarë për zbatimin e Hallall Standardit në Maqedoni

Ministria e Ekonomisë ka ndarë 1.4 milionë denarë për vitin 2017, si mbështetje financiare për Hallall standardin. Kjo u bë e ditur nga ministri i ekonomisë, Driton Kuçi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani, 11 kompani në Maqedoni a kanë zbatuar Hallall standardhin e prodhimeve. Kompanive prodhuese u kërkohet që t’i shfrytëzojnë mjetet e ndara për këtë çështje.

Në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Agjencia për standardin Hallall në Maqedoni, u shpërndanë 74 çertifikata për auditorë të brendshëm në kompanitë ku zbatohet Hallall standardi./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu