10 këshilla si ta shpëtoni telefonin nga e lagura

Shpesh herë ndodh që disa pika uji mund të çojnë në dëmtimin total të telefonit tuaj celuar apo thjesht nga lagështia e ajrit mund të pësojë dëmtime. Por çfarë duhet të bëni në këo rast për të shpëtuar celularin tuaj?

Ne i’u sjellim 10 këshillat më të përstatshme që mund t’i bëni vetë përpara se t’i afrohet nevoja e dërgimit në servis, transmeton Infoshqip.com.

  1. Nxirreni telefonin nga uji sa më shpejt të mundeni dhe fikeni menjëherë
    Uji depërton shpejt nëpër pjesët e brendshme të telefonit, prandaj mos provoni ta ndizni sërish derisa të jeni plotësisht të sigurtë se është tharë.
  2. Sapo të nxirrni telefonin nga uji menjëherë largoni mbështjellësin dhe baterin
    Ky veprim do të ndihmojë të shkaktohet sa më pak dëmtim në pjesët e brendshme. Kur t’i keni larguar me kujdes fshijeni me një letër të butë.
  3. Largoni kartën SIM
    Largoni kartën fshijeni mirë dhe vendoseni vetëm atëherë kur telefoni të jetë gati për përdorim.
  4. Pasi ta fikni largoni të gjitha paisjet e tjera
    Largimi i pajisjeve tjera si dëgjuese, kart memorie që zënë hapsrat e jashtme të telefonit mund të shkaktojnë problem në mbledhjen e ujit.
  5. Përdorni fshirëse dore me vakum
    Nëse keni fshirëse dore me vakum përdoreni për të tharë telefnin tuaj për 20 minuta duke mos harruar ta rrotulloni telefonin në të gjitha anët. Mbajeni fshirësen në një distance jo shumë të afërt e telefonin që të mos shkaktohen probleme më të mëdha.
  6. Mos përdorni tharëse flokësh
    Tharësja e flokëve veç se do e shtyjë ujin më brenda.
  7. Mund t’a thani duke përdorur oriz
    Futeni telefonin në një qese të mbushur me oriz me të gjitha pjesët e nxjerra dhe lëreni për 2-3 ditë. Është kohë e gjatë por edhe sikur të nxitoheni nuk do mbaroni punë.
  8. Lëreni telefonin në diell
    Pasi ta keni përfunduar me fshirjen me vakum dhe oriz lëreni ne diell të thahet plotësisht duke e vendosur ne një letër absorbuese.
  9. Pas 24 orëve kontrolloni telefonin tuaj nëse ëshë tharë plotësisht
    Nëse telefoni duket i thatë plotësisht provoni ta ndizni duke vendosur baterinë dhe kushtoi vëmendje zhurmave që mund të krijohen. Nëse ka ndnjë zhurmë është si pasojë e mosfunksionimit të saktë.
  10. Nëse telefoni duket i tharë por nuk ndizet
    Kjo mund të jetë si pasojë e rënies së baterisë provoni ta mbushni fillimisht nëse as kjo nuk funksionin atëherë kontaktoni me shërbimet apo serviset telefonk.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu