Shkencëtarët janë përpjekur gjithnjë te kuptojnë se çfarë kane te përbashkët personat inteligjente. Me poshtë janë disa indikatorë te një zgjuarsie mbi mesataren, por qe përjashtojnë rastësitë.
1. Radha ne lindje.
Përgjithësisht fëmijët qe lindin te paret ne një familje manifestojnë 2.3 pike me shume ne drejtim te inteligjencës, ne raport me fëmijët e tjerë me te vegjël te familjes. Sipas një studimi te Universitetit te Oslos, kjo nuk lidhet me faktorë apo arsye gjenetike, por thjesht me faktin se këto fëmijë tërheqin me shume vëmendjen, kujdesin, deri edhe investimet me te mëdha te prindërve.
2. Gjatësia.
Thuhet se gjatësia është gjysma e bukurisë, por duket se kjo ka vlere edhe ne drejtim te inteligjencës. Një studim i Universitetit te Princetone ka treguar se fëmijët me te gjate manifestojnë te dhëna inteligjence me te mëdha ne krahasim me te fëmijët me te shkurtër. Dhe kjo i ndjek edhe ne moshe të rritur.
3. Preferojnë te mbajnë një mace.
Denise Guastello, psikologe ne Carroll University (USA), mbështet idenë se personat qe preferojnë macet ne krahasim me ata qe duan qentë janë me te turpshëm, me te ndjeshëm, me konformistë dhe njëkohësisht me inteligjente.
4. Janë mëngjarashe.
Fale marrëdhënieve me te mira mes hemisferave te trurit, këta persona dallohen për aftësi me te mëdha krijuese, shpejtësi me te madhe ne përpunimin e informacionit, oratori dhe orientim me te mire ne mjedis.
5. Janë me shume te shqetësuar.
Këtë e demonstron një studim i Lakehead University ne Ontario, Kanada, kështu qe nëse e keni këtë zakon, mos u shqetësoni, ndoshta e keni nga inteligjenca.
6. Janë në formë
Një studim francez ka treguar se personat qe e kane masën dhjamore me te vogël se 20, pra janë ne forme te mire fizike, janë me te afte për te mësuar fjalët e një fjalori, se personat qe këtë indeks e kane me te larte.
7. Nuk e pëlqejnë duhanin.
Një studim izraelit e mbështet këtë teori.
8. Kane prirje muzikale.
Prirja muzikale dhe mësimi i një vegle ne vegjëli është një simptome e pastër inteligjence, thotë një studim kanadez i vitit 2011. Gjithsesi, kjo është e debatueshme, pasi një tjetër studim i Harvard Univeristy pretendon se kjo nuk është e vërtetë.
9. Janë ushqyer me qumësht gjiri.
Ka shume studime qe lidhin këtë ushqim me nivelin e inteligjencës.
10. Kane afinitet për përdorimin e drogërave dhe alkoolit ne doza te mëdha.
Gjithsesi, kjo sigurisht qe nuk do te thotë qe te droguarit janë te zgjuar.