Shumë të famshmëve u është dashur të përballen me sëmundje mendore dhe kanë gjetur guximin t’i luftojnë duke folur për to. Më poshtë ju rendisim dhjetë ndër ata që nuk kanë ngurruar të shprehen rreth kësaj sfide dhe japin këshillat e tyre të vlefshme.
Aktorja Amanda Seyfried, në një intervistë për “Allure”, ka folur për sëmundjen e saj në përgjithësi. Ajo është shprehur se njerëzit bëjnë diferencime, por kjo është një sëmundje që duhet marrë në konsideratë si çdo sëmundje tjetër, pavarësisht se nuk është diçka e dukshme, nuk është një cist.
Zayn Malik ka dhënë gjithashtu një deklaratë, ku ka bërë të ditur se për shkak të problemeve që i ka shkaktuar ankthi është detyruar të anulojë një shfaqje të tij. Ai shprehet se ky ankth, fatkeqësisht, i ka marrë më të mirën nga vetja
Kristen Bell shkroi një ese për “Motto”, ku përshkroi ankthin dhe depresionin që i ishte dashur të përballonte. Sipas aktores, depresioni nuk është diçka e trishtueshme, as të kesh një ditë të keqe; ai e izoloi dhe e bëri të ndiejë vetminë.
John Green, shkrimtar, producent dhe aktor, ka shkruar për rreziqet që shoqërojnë sëmundjet mendore. “Nuk jam i frikësuar, përkundrazi kam shkruar një libër, kam bërë më të mirën teksa trajtoja problemet e mia kronike”.
Aktorja dhe këngëtarja Demi Lovato nuk ngurroi të flasë për sfidën e saj në Konventën Kombëtare të Demokratëve në Philadelphia. Ajo u shpreh se çdokush mund të bëjë më të mirën e tij, mund të bëjë diferencën. “Sëmundjet mendore mund të ndiqen nga pasoja shkatërruese, përfshirë këtu vetëvrasjen, abuzimin me substanca të ndaluara”, – tha ajo.
Modelja Cara Delevingne dëshiron që të shprehet rreth sëmundjeve mendore, në këtë mënyrë njerëzit e tjerë që përballen me të njëjtën sfidë nuk do të ndihen të turpëruar. Ajo tregon se shumë njerëz të dashur për të, përfshirë dhe veten, vuajnë nga depresioni, por gjëja më e rëndësishme është të flasësh për të, të dëgjosh zërin tënd.
Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Princ Harry foli për rëndësinë që ka të folurit rreth sëmundjes mendore pa pasur aspak turp, pasi nuk është një fjalë e pistë dhe duhet ta bësh, pavarësisht nëse je mirë apo i sëmurë.
Selena Gomez ka bërë gjithashtu një deklaratë, ku ka treguar se si Lupus i ka shkaktuar ankth dhe depresion. Aktorja ka shprehur vendosmërinë e saj për t’u fokusuar te shëndeti dhe lumturia, si mënyra më e mirë për ta luftuar sëmundjen.
Aktorja Winona Ryder ka ndarë përvojën e saj me depresionin gjatë një dëgjese publike. Ajo ka treguar se ka zgjedhur të flasë për sëmundjen jo për keqardhje, por sepse eksperienca e saj do të thotë shumë për të tjerët.
Sophie Grégoire Trudeau, bashkëshortja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau, nuk ka ngurruar të flasë gjithashtu rreth kësaj teme. Në një shkrim të “Huffington Post”, ajo ka treguar se ka folur haptazi për këtë sfidë të saj, pasi nuk është një sekret dhe nuk duhet të jetë sekret as për të tjerë të prekur nga depresioni.