Kripa është cilësuar gjithmonë si “armike” e tensionit të gjakut – përfshini sa më pak prej saj në dietë dhe do të jeni të sigurt. Studimet kanë treguar se është shumë e rëndësishme të zgjidhen ushqime të ulëta në sodium (me përmbajtje të ulët në kripë) dhe të lartë në të paktën 2 nga 3 këto minerale të fuqishme: kalcium, magnez dhe kalium.
Shtoni këto super-ushqime në dietën tuaj ushqimore për të ulur tensionin e lartë të gjakut, si dhe për të parandaluar atakun në zemër dhe goditjen në tru, shkruan “shëndeti”.
Fasulet e bardha
Një kupë me fasule të bardha siguron 13% të kalciumit, 30% të magnezit dhe 24% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Mishi i gjelit të detit
3 racione mish gjeli i detit sigurojnë 6% të magnezit dhe 15% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Kos
Një kupë kos siguron 49% të kalciumit, 12% të magnezit dhe 18% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Kivi
Një kivi siguron 2% të kalciumit, 7% të magnezit dhe 9% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Pjeshkë dhe nektarin
Një pjeshkë ose nektarin siguron 1% të kalciumit, 3% të magnezit dhe 8% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Banane
Një banane e madhësisë mesatare siguron 1% të kalciumit, 8% të magnezit dhe 12% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Kale
Një filxhan me kale siguron 9% të kalciumit, 6% të magnezit dhe 9% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Specat e kuq (gogozhare)
Një kupë me speca të kuq siguron 1% të kalciumit, 5% të magnezit dhe 9% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Brokoli
Një kupë me brokoli të gatuar siguron 6% të kalciumit, 8% të magnezit dhe 14% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Patatet e ëmbla
Një patate e ëmbël e madhësisë mesatare (pa ia hequr lëkurën) siguron 4% të kalciumit, 8% të magnezit (7% pa lëkurën) dhe 15 % të kaliumit (10% pa lëkurën) që ju nevojiten çdo ditë.
Kuinoa
Një gjysmë kupë me kuinoa të gatuar siguron 1.5 % të kalciumit, 15 % të magnezit dhe 4.5 % të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Avokado
Një gjysmë avokado siguron 1% të kalciumit, 5% të magnezit dhe 10% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.