Janë mbushur 12 vjet nga vrasja e 16 vjeçarit Dashnim Hajrullahu nga Rahovica e Preshevës, i cili u vra nga xhandarmeria serbe. I riu shqiptar u vra më 7 janarin e vitit 2005 në afërsi të kufirit Miratoc – Llojan.
“Sot më 07. Janar, u bëne 12 vite nga vrasja tragjike me breshërinj kallashnikovi. Ishte xhandarmëria sërbe ajo që gjuajti mbi jetën e 16 vjeçarit Dashnim Hajrullahu nga Rahovica.
Edhe pas 12 viteve asnjë përgjigje dhe asnjë përgjegjësi.
A thua kush interesohet për populltën shqiptare që jetojn në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
I përhershëm kujtimi për Dashnimin, për voglushin i cili në ditën e kobshme, pasi e vrasin, e tërheqin zvarë deri pran kufirit tepër të përfoluir Llojan – Miratoc që të iskenohet se gjoja ka dashur të kalon kufirin.
Këto vise ditë e më tepër po zbrazen, popullata po lëshojn vatrat e tyre në kërkim të jetës dhe sigurisë për fëmijët e tyre.
Nga Zoti i madh u ardhtë dënimi atyre që qëlluan këtë engjull në pranverën e tij akoma të palulëzuar.”, ka shkruar një mesazh përkujtimor Daim Iseni, kryetari i veteraneve te UCK-se ne Maqedoni. (INA)