Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rusi ku dy të rinj kanë vrarë veten gjersa ishin në arrati nga policia.
Denis dhe Katerina kishin pasur një fjalosje me të ëmës e kësaj së kësaj te fundit ku djali më pas e kishte plagosur lehtë në ije.
Pas kësaj dite çifti kishin qëndruar të fshehur nga familjarët deri në momentin kur ishin zbuluar nga policia, transmeton ORAinfo.
Ata kishin incizuar gjithçka në internet ku në pamjet e dala shihet Denisi duke goditur me revole në drejtim të veturës së policisë.
Në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe njësite speciale për të arritur marrëveshjen e dorëzimit të tyre por ata kishin vendosur që t’i japin fund jetës së tyre në mënyrë tragjike.
Policia ka raportuar se ishin munduar të negociojnë me ta mirëpo pas disa orësh komunikimi përmes telefonit ata nuk i kishin kthyer më përgjigje duke i dhënë fund jetës.
Thuhet se dyshja nuk kishin dashur të dorëzoheshin në polici pasi që po ta bënin atë, atëherë s’do ta shihnin njëri-tjetrin kurrë më. /ORAinfo