15-vjeçari bëhet milioner me “Fortnite”

Një 15-vjeçar nga Britania e Madhe është bërë milioner pasi ka dalë i dyti me bashkëlojtarin e tij në finalen e Kupës së Botës në “Fortnite”.

Jaden Asshman do të ndajë 2.25 milionë dollarë me partnerin e tij holandez.

15-vjeçari, që garoi nën nofkën “Wolfiez”, ka thënë për BBC-në se është shokuar që ka arritur të fitojë kaq shumë.

Video-loja e famshme online “Fortnite” ka 250 milionë përdorues në botë dhe gara 30 milionë dollarësh është më e madhja ndonjëherë në ngjarje të e-sporteve, transmeton Koha.net.

Jaden dhe bashkëlojtari i tij Dave Jong dolën të dytit në garën me dy lojtarë. Norvegjezi Emil Bergquist Pedersen dhe austriaku David W morën vendin e parë.

Jaden ka luajtur këtë lojë për dy vjet, por për dallim nga garuesit të tjerë, ai nuk ka famë dhe nuk ka shumë ndjekës në rrjete sociale. Nëna e tij, Lisa Dallman, ka thënë se shpeshherë është nervozuar me të birin sepse ai ka marrë nota më të këqija në shkollë. Madje ka treguar se njëherë e kishte gjuajtur edhe konzolën e tij, por tani e pranon zgjedhjen e tij si e-sportist profesional.

Finalet e “Fortnitet” mbyllen sot me 100 lojtarë që garojnë në një ekran gjigant në New York. 40 milionë njerëz u përpoqën të arrijnë në këtë fazë në garën 10 javëshe. Fituesi do të marrë 3 milionë dollarë për t’u bërë kampioni i parë i botës në “Fortnite”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu