19 kilometra që nuk po përfundojnë! Shembja e dheut shton vonesat në ndërtimin e rrugës Kërçovë – Dibër

Rruga Kërçovë-Dibër duhej të përfundonte në vitin 2015. Pas një zvarritjeje të gjatë, afati u shty fillimisht për nëntor 2023. Më pas vitin 2024 autoritetet thoshin se në pyetje janë disa muaj. Në fund, për shkak të një shembjeje të madhe dheu, afati përfundimtar u caktua në shkurt 2025.

Kompania “Ilinden”, e cila po zhvillon punimet, thotë se afati është zgjatur sërish për shkak të shembjes së dheut, e cila ka penguar asfaltimin e trasesë së hapur. Sipas tyre, për ta tejkaluar këtë problem, duhet të vendosen mure mbrojtëse, të cilat do të rrisin koston e kësaj rruge.

Tentuam të marrim përgjigje nga NP” Rrugët Shtetërore” por pa sukses.
Kujtojmë se vlera e këtij projekti është 23,74 milionë euro të siguruara nga Ndërmarrja Publike “Rrugët shtetërore”, ndërsa nuk dihet vlera që është kërkuar për vendosjen e mureve anësore dhe nuk dihet nëse do të aprovohet nga Ndërmarrja Publike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu