2 orë pritje për pagesë të rrymës në EVN, Kumanovarët të revoltuar bojkotojnë pagesat (FOTO)

Pritje të gjata tek pika pagesore e EVN-së në Kumanovë. Disa qyetetarë të revoltuar, tek redaksia jonë kanë dërguar fotografi, të cilat tregojnë që punon vetëm një sportel dhe në pritje për t’i paguar faturat rrymës janë rreth dhjetëra qytetarë.

InfoShqip kontaktoi zyrën për informim të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike EVN-Maqedoni, të cilët thanë se vetëm sot Pika pagesore në Kumanovë punon me një sportel, për shkak se punëtorja e tyre mungon për arsye shëndetësore.

Por, qytetarët thonë se rradhë të gjata të pritjes ndodhin çdo ditë dhe nuk mund të paguash pa pritur me orë të tëra.

Ata bëjnë thirrje tek autoritetet e EVN-së që të zgjidhin sa më shpejtë këtë problem se përndryshe shprehen se nuk do të paguajnë as faturat e as kamat-vonesat./InfoShqip.com

 

 

 

 

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu