2 tërmete të reja sonte në Maqedoni

Një tërmet i ri prej 1.8 shkallë sipas Rihetr është regjistruar sonte në Shkup, me epiqendër 5 kilometra në veriperëndim të qendrës së qytetit.

Tërmeti i dobët është i dyti sot në Maqedoni ku më herët në ora 15:51 është regjistruar një tërmet tjetër në lindje të vendit, me intensitet 2.5 shkallë sipas Rihterit. Tërmeti është ndjerë në afërsi të fshatit Karbinci, 62 kilometra në lindje të Shkupit dhe në thellësi 1km – informon Zhurnal.

Javët e fundit ka patur aktivitet të shtuar sizmik në rajonin e Mesdheut, disa nga të cilat janë ndjerë edhe në Maqedoni, sidomos në Shkup.

trrr


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu