20 mijë eurot nuk i janë gjetur drejtorit të Geriatrisë, ja kujt i’a kanë gjetur?

Drejtori i Spitalit të Specializuar Geriatrik, Muhsin Arifi, është ndaluar nën dyshimin se ka marrë ryshfet për ta shtruar një paciente.

Siç ka mësuar “Sloboden Pecat”, paratë e gatshme në shumën prej 20 mijë eurosh nuk i janë gjetur atij, por një ndërmjetësi që punonte në spital dhe i cili e identifikoi Arifin si një person që kërkonte para për të shtruar një pacient për një periudhë më të gjatë, prej 1 apo 2 vitesh.

Është e paqartë nëse Arifi ka kërkuar në të vërtetë paratë, apo nëse ndërmjetësi e ka keqpërdorur Arifin për t’u mbrojtur.

Ky institucion shëndetësor pranon pacientë të rritur në gjendje më të rëndë shëndetësore, listat e pritjes janë të gjata dhe numri i shtretërve është i kufizuar.

Në një veprim të koordinuar nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe MPB-së janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprat penale të marrjes së ryshfetit dhe marrjes së shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm. Po ndërmerren veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, thanë Prokuroria për “Sloboden Pechat”.

Arifi më parë ka qenë drejtor organizativ i spitalit psikiatrik në Bardovc. Ai është arkitekt i diplomuar dhe vjen nga Aleanca për Shqiptarët./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu