“Cosmopolitan” ka publikuar së fundmi një artikull në lidhje me dashurinë. Nëse edhe ju e gjeni veten te këto 20 pika, atëherë keni gjetur partnerin e duhur, ndaj mos e lëshoni më…
- Ai ka blerë bileta për filmin tuaj të preferuar dhe mezi po pret ta shihni të dy.
- Nuk rri me telefon në dorë gjatë kohës që jeni bashkë.
- Ju sjell lule pa ndonjë arsye të veçantë.
- Ju dërgon foto qesharake dhe artikuj që kanë të bëjnë me lidhjen tuaj.
- Ju prezanton me miqtë e tij të afërt.
- Do të dijë nëse keni arritur e sigurt në shtëpi.
- Ju mban afër teksa flini të dy.
- Anulon planet e tij për ju.
- Ju josh në mënyrën më të ëmbël për të qenë pranë tij.
- Mban mend çdo detaj nga bisedat tuaja.
- Ju bën komplimente edhe kur nuk keni vendosur make-up.
- Gatuan për ju kur keni kaluar një ditë të keqe.
- Ai nuk ju thotë ato që doni të dëgjoni, por ato që duhet të dëgjoni.
- Ju surprizon me një kafe.
- Ai mendon se edhe veset tuaja të bezdisura janë të lezetshme.
- Ndihet krenar për arritjet tuaja.
- Ai nuk i thotë ose nuk i bën më veprimet që ju urreni.
- Ai nuk ndryshon për ju, por përpiqet të përmirësohet.
- Edhe pse nuk është sentimental, kur është me ju bëhet më emocional.
- Ai ju llaston pa arsye.