Të dashurit dhe partnerët zakonisht u blejnë gjëra të këndshme të dashurave të tyre, dhe kështu ndodhi edhe me një vajzë në Kinë. Ndryshimi është se ajo nuk kishte vetëm një të dashur; jo, ajo ishte e aftë të mbante 20 të dashur, të cilët i blenë secili nga një iPhone 7 si dhuratë.
Për disa mund të duket e pakuptueshme se për çfarë i duheshin asaj kaq shumë iPhone 7, por ajo i shndërroi ato në diçka shumë pozitive duke i shitur dhe blerë një shtëpi.
Çmimi i shtëpive në Kinë është në rritje të vazhdueshme, por kjo vajza arriti ta kishte shtëpinë e ëndrrave në një mënyrë mjaft të zgjuar.
Sipas BBC, vajza i shiti të 20 iPhone 7 në një vend të quajtur Hui Shou Bao, një sajt që merret me riciklimin e telefonave celularë për 120 mijë yuan, afërisht 17 mijë dollarë amerikanë, para me të cilat mundi të blinte një shtëpi.