Bankat në Maqedoni për dhjetë muaj kanë fituar 81 milionë euro, tashmë kur viti ka përfunduar, shihet qartë se ky ka qenë vit i bereqetshëm për bankat.
Tre bankat më të mëdha kanë rritje dyshifrore të fitimit. Të dhënat tregojnë se nga të ardhurat e përgjithshme bankare, pjesa më e madhe apo mbi 65% janë të ardhura nga norma e interesit të cilat qytetarët i paguajnë për kredi.
Mbi 18 për qind janë të ardhurat nga provizioni dhe taksat, ndërsa të tjerat janë të ardhura plotësuese bankare.
Rritja e të ardhurave dhe e fitimit këtë vit është në kushtet e zvogëlimit të vazhdueshëm të normës së interesit të kredive dhe depozitave.
Megjithatë, edhe njohësit edhe qytetarët janë decid se norma e interesit të kartelave dhe minusit ende është e lartë, ndërsa për kursime bankat paguajnë më pak.
Në nëntë muajt e parë, përcjellë gazeta Koha, të ardhurat e përgjithshme bankare nga norma e interesit janë 245 milionë euro. Nëse nga kjo shumë hiqen shpenzimet për normë interesi, interesi i të ardhurave neto i të gjithë bankave për nëntë muaj është 186 milionë euro.
Në shumën e përgjithshme kontribut më të madh kanë paratë, të cilat si normë interesi bankat i kanë paguar nga qytetarët. Nga këto para për nëntë muaj janë paguar 105 milionë euro. Nga firmat, bankat si normë interesi kanë paguar deri në shtator 98,7 milionë euro. Jo vetëm kamata, sepse pothuajse 20 për qind nga të ardhurat e përgjithshme mblidhen nga provizioni bankar dhe nga taksat.
Këtë vit, në nëntë muajt e parë të gjitha bankat kanë shënuar fitim. Për herë të parë pas një periudhe të gjatë edhe bankat e vogla, të cilat vazhdimisht shënonin humbje, tremujorin e tretë e kanë përfunduar pozitivisht.
Nëse krahasohet rezultati i arritur këtë vit me periudhën e njejtë vitin e kaluar, fitimi është për më shumë se 34 për qind më i lartë. Analiza e të ardhurave në vite tregon se prej vitit 2010 e këndej deri në 45 për qind janë rritur të ardhurat neto bankare nga norma e interesit.