VMRO-DPMNE ka mobilizuar të gjitha strukturat partiake për të penguar fitoren e Ridefinimit, duke përfshi edhe strukturat shqiptare që i ka nën kontroll.
Mirëpo Ridefinimi, që tani është shndërruar në një ankth për Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij, tani VMRO-në do ta godasë mu në zemër. Më 22 nëntor së paku mbi 17 mijë simpatizues të koalicionit BESA-RDK do të dridhin bastionin e VMRO-DPMNE-së, në Konventën madhështore në sallën “Vip Arena”.
Mijëra e mijëra shqiptarë që besojnë në BESË e në Zot, do të paralajmërojnë fitoren madhështore të Ridefinimit dhe koalicionit BESA-RDK , me çka do të marrë fund nënçmimi dhe poshtërimi i shqiptarëve.
Përveç udhëheqësisë së koalicionit BESA-RDK, në konventë do të marrin pjesë edhe shumë intelektualë të shquar shqiptar. Në mesin e tyre do të jetë edhe shkrimtari i mirënjohur Kim Mehmeti. Ai e ka konfirmuar edhe zyrtarisht pjesëmarrjen.
“Nuk jam anëtar i Lëvizjes BESA, por do jem pranë atyre që dine të mbajnë BESË! Pra unë do marr pjesë në KONVENTËN e kësaj Lëvizjeje, që të kem ç’ka tu përgjigjem nipave e mbesave kur të më pyesin se çka kam bërë për ta luftuar të keqen, që shkeli çdo vlerë të popullit tonë! Ejani edhe ju me 22 nëntor te VIP Arena në Shkup, që të shihet se megjithatë, më të shumtë jemi ne BESATARËT se të PABESËT!”, ka thënë Mehmeti, duke sqaruar shkaqet pse do të jetë prezent në këtë Konventë.