I ftohti siberian që ka kapluar Evropën ka lënë të vdekur 24 persona.
24 vdekjet janë të lidhura me motin e ngrirjes që aktualisht po e kapërcen kontinentin, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.
Gjithsej nëntë vetë kanë vdekur në Poloni, katër në Francë, pesë në Lituani, tre në Republikën Çeke, dy në Rumani dhe një në Itali.
Qytetet anembanë kontinentit kanë siguruar strehim emergjent, ndërsa temperaturat kanë rënë deri në -24 ° C në pjesë të Gjermanisë dhe -29 ° në Estoni.