Interpoli ka shpallur flet-arrest ndërkombëtar për 5 shtetas të Maqedonisë të dyshuar për ngjarjet e dhunshme në Kuvend në 27 prillin e vitit të kaluar. Siç është njoftuar në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga sot me flet-arrest ndërkombëtar kërkohen Nikolla Mitrevski- Kolo, Aleksandar Vasilevski- Ninxha, Mlladen Dodeski, Dejan Davidovski dhe Mitre Pitropovski.
Ata akuzohen për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me dhunën e përgjakshme në Kuvend. Deri më sot ata janë kërkuar vetëm me flet-arrest vendas
. Gjykata këtyre 5 personave në mungesë ua caktoi masën e paraburgimit, ndërsa në momentin që kapen ata do të dërgohen në burgun e Shutkës. Veçmas 5 të kërkuarve, në paraburgim ndodhen ish funksionar dhe deputet aktual të VMRO-DPMNE-së, të cilët nën dyshimet për “cenim të rendit Kushtetues”.
Në mesin e tyre janë ish drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov, deputetët Kërsto Mukoski, Sashe Vasilevski dhe Ljuben Arnaudov, organizatorët e protestave, aktivistë dhe të dyshuar tjerë. Numri i personave të akuzuar për terrorizëm më 27 prill arrin në 34, 5 prej tyre në ikje, 3 në burg shtëpiak dhe 26 në paraburgim.