28 nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar

Shkrim për InfoShqip.com nga Donika Bakiu

Sot më datë 28 nëntor 2017 mbushen plot 105 vite që kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë . Është kjo ditë e shënuar dhe e bekuar jo vetëm për Shqipërinë , por dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë .28 Nëntori i vitit 1912 është dita kur shqiptarët nga të gjitha trojet shqiptare, të bashkuar në Vlorë, shpallen Pavarësinë e Shqipërisë.

Të jesh atdhetar nuk mjafton të mbash në krahë një flamur dhe të thërrasësh “O sa mirë me qenë shqiptar”. Kjo është e mirë, por nuk mjafton. Mendoj që të jesh atdhetar do të thotë t’i shërbesh vendit me çdo mundësi, me fjalë, me mendime dhe me vepra të dobishme përtej punës për të cilën paguhemi. Sot mbushen 105 vite që kombi im me emrin e bukur dhe domëthënës Shqipëri kremton mëvetësinë e saj kombëtare duke u qëndruar dallgëve dhe rrufeve që e goditën atë. Kjo është një ditë e shenjtë për çdo shqiptar e bën atë krenar përpara botës së qytëtëruar.

Para pesë shekujsh me 28 nëntor 1443 heroi legjendar Gjegj Kastrioti Skënderbeu në këtë datë ngriti në Krujën historike dhe u betua në këtë flamur dhe qëndroi krenar përpara hordhive osmane duke shpëtuar krishtërimin europian. Mbas 4 shekujsh me 28 nëntori 1912 historia përsëritet dhe plaku i urtë e i mençuar me burra nga të gjithë trevat shqiptare Ismail Qemal Bej Vlora do të ngrinte flamurin tonë kombëtar duke e shpallur Shqipërinë të pavararur.Edhe pse të ndarë në shumë shtete, 28 Nëntori është dita që bashkon gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, festa më e madhe e kombit tone ,, është festa që shqiptarët i bën një. Gjatë të kaluarës së vështirë, shqiptarët arritën që denjësisht të mbrojnë kombin e tyre dhe gjakun e ilirëve.

Ne jemi ndër popujt e rallë, autokton, që jetojmë të grimcuar në shtete rreth e qark shtetit amë, jemi popull shembull kur bëhet fjalë për tolerancën ndërfetare, jemi gegë e toskë, jemi shqiptarë që na bashkon një gjuhë, një flamur, një gjak. Gëzuar festën me dëshirën që të jetojmë gjithmonë të bashkuar, në harmoni me njëri tjetrin, duke kujtuar me krenari të kaluarën, duke mbrojtur të tashmen, dhe duke ndihmuar të ardhmen.

Të ndarë në shumë shtete, por të bashkuar rreth një Flamuri, Gjuhe dhe të një Gjaku! Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, në çdo cep të botës, Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë – Ditën e Flamurit. Qoftë e bekuar Shqipëria dhe populli shqiptarë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu