3 arsyet pse është e rëndësishme të dini grupin tuaj të gjakut

Grupi i gjakut është i lidhur ngushtë me tretjen e ushqimit, me kapacitetin për të reaguar ndaj stresit, me gjendjen mendore, me efikasitetin e metabolizmit dhe të sistemit imunitar.

Ja tre arsyet se spe duhet të dini se cilit grup i takoni.

1. Ju jep pasqyrë më të thellë për gjenetikën tuaj

Kur e dini se cilit grup të gjakut i takoni, keni ide më tepër se si reagon trupi juaj ndaj ushqimeve të caktuara, e dini se ndaj cilave sëmundje jeni e dobët, si regoni natyrshëm ndaj stresit, si plakeni dhe shumëçka tjetër. Studimet kanë vërtetuar se njerëz e grup të caktuar të gjakut janë të prirë për sëmundje të caktuara, shembull, njerëzit më grupin O të gjakut kanë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës, mirëpo më shumë gjasa për të zhvilluar ulçerë të stomakut. Njerëzit me grupin A të gjakut kanë më shumë rrezik ndaj infeksioneve mikrobiale dhe janë më fertilë. Një studim tjetër tregoi se grupet AB dhe B kanë më tepër gjasa të zhvillimit të kancerit në pankreas.

2. Ju ndihmon në përcaktimin e dietës

Antigjenët e grupit të gjakut nuk ndodhen vetëm në gjak, ata janë kudo në trup e posaqërisht në sipërfaqe që bashkëvepron me ambientin. Kjo përfshin sistemin tuaj të tretjes, që nga goja e deri tek zorrët, madje edhe vrimën e hundës si dhe mushkëritë. Pasiqë antigjenët janë kudo, ata e influencojnë trupin tuaj në reagimin ndaj disa ushqimeve, shembull, ushqimet që konsumojmë kanë lektine- proteina specifike për grupin e gjakut që lidhen me antigjenin e grupit të gjakut tuaj dhe shkaktojnë ngjizje të gjakut, me çka ndjeheni e lodhur, keni kokëdhembje, probleme me tretjen, probleme me lëkurën e tjera.

3. Mund të shpëtoni jetën tuaj

Një nga arsyet kryesore se pse duhet të dini grupin tuaj të gjakut është nevoja për gjak në raste emergjente. Shumica e spitaleve mund të gjejnë gjak shumë shpejtë, mirëpo nëse keni grup të rrallë të gjakut mund të ju marrë orë apo ditë të gjindet gjaku i nevojshëm. Nëse keni grup të rrallë të gjakut, mund ta ruani për përdorim të ardhshëm./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu