3 vite burg për punonjësit e administratës që merren me politikë brenda orarit të punës

Punonjësit e administratës publike duhet të mos kryejnë aktivitete politike dhe propagandë gjatë orarit të punës.

“Ata duhet të sillen në mënyrë profesionale dhe duhet që politikisht të jenë neutral”, përcjell Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Sipas ligjit, çdo formë e presionit, kërcënimit dhe shantazhit është krim dhe duhet të raportohet, madje vetë punonjësit duhet t’i raportojnë parregullsitë dhe shkeljet.

“Burimi i të gjitha parregullsive nuk mund të jetë në të njëjtën kohë edhe faktor për zgjidhjen e tyre”, ka thënë tha Kiracovski, transmeton “Telegraf”. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu