Më datën 30 gusht, dita e martë, në Arenën Metropolis në Shkup do të organizohet një koncert bamirësie, ku paratë e grumbulluara do të ju dedikohen familjeve të cilët pësuan nga fatkeqësia natyrore natën e 6 gushtit, transmeton Zhurnal.mk
Koncerti do të fillojë në ora 20:00 dhe është planifikuar të zgjasë deri në 23:00.
Në këtë koncerti do të performojnë: Esma Rexhepova, Naum Petreski, Zuica Lazova, Irena Spasovska, Aneta Nakovska, Marjan Kocev, dhe shumë artistë tjerë.
Çmimi i biletave është simbolike, 200 denarë. Ato mund të blihen në mktickets.mk dhe në pikat tjera si në vijim: Jugoton, Salla Univerzale, Tobacco MPM Press, Tobacco 2 Skopjanka, Tobacco Gogi Draçevë, në Neptun, City Mall, Neptune Stadium, Neptun te Brikollazh dhe në Neë Tobacco në Ohër, transmeton Zhurnal.mk