Vetëm 10 ditë pas vdekjes së 200 personave nga vërshimet, mijëra njerëz kanë kërkuar ndihmë mjekësore për gjendje të ndryshme shkaktuar nga nxehtësia e madhe e ditëve të fundit në Japoni.
Temperaturat kanë kaluar 40 gradë celsius në Japoninë qendrore, temperatura më e lartë në 5 vitet e fundit.
Ministria e Edukimit të Japonisë kanë kërkuar nga shkollat që të ndërmarrin masa që të parandalojnë sulmet nga nxehtësia pasi një 6 vjeçar ndërroi jetë gjatë një ore mësimore në natyrë.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka kërkuar nga njerëzit që të konsumojnë ujë të mjaftueshëm që të parandalojnë dobësimin nga nxehtësia.
Temperaturat e larta po komplikojnë edhe rikuperimin nga vërshimet në Japoninë perëndimore, teksa shumë vullnetarë po luftojnë me nxehtësinë. Më shumë se 200 persona kishin vdekur pas vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut që u shkaktuan këtë muaj nga një masë rekorde e reshjeve të shiut.