300 nuse shqiptare për 300 oficerë serbë, si dibranët i zhdukën serbët që kërkonin tu preknin nderin e familjes

Në mesin e shekullit 18-të në Shqipëri erdhi një fuqi serbe nga Nishi, të cilët donin të fusnin në dorë Dibrën e Madhe. Sipas asaj që thuhet serbët përveç pushtimit me armë, donin edhe vajza shqiptare për ushtrinë e tyre, dhe kështu kërkuan 300 nuse për 300 oficerë serbë, mirëpo malsorët nuk pranuan dhe bën një lojë, shkruan Gazeta Metro.

Kjo fuqi serbe e përqendruar në kala të Dodës para se të niste sulmin për t’i prekur në nderin e familjes u dërgon fjalë krerëve të Dibrës së Poshtme, Kalisit dhe katundeve rreze Korabit që t’u dorëzonin 300 vajza të reja për oficerët e tyre.

Krerët u mblodhën në kuvend dhe vendosën t’i përgjigjeshin kësaj kërkese, në një tjetër mënyrë. Ata në vend të vajzave shqiptare veshën si gra me ‘duvak’ 300 burra trima me kuaj të cilët ishin të gjithë të armatosur, dhe i paraqitën para oficerëve serbë, gjë e cila pasoi menjëherë me krisma armshëm. Kjo bëri që një pjesë e madhe e serbëve të mbeteshin të shuar, shkruan Gazeta Metro.

Kjo histori qarkullon në odat dibrane në formën e një legjende. Populli i Dibreës e ka transmetuar historinë me këngë dhe me ‘meselet’ e treguara nëpër çdo shtëpi. Megjithatë mbetet një hisotri e pa dokumentuar me fakte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu