Një ndër problemet më të mëdha të fytyrës padyshim që janë aknet, te cilat janë ankthi i adoleshentëve por jo vetëm.
Nëse keni vuajtur ndonjëherë prej tyre më shumë siguri keni dëgjuar mite të ndryshme mbi to.
Por çka është e vërtetë e çfarë jo?
Për këtë arsye Men’s Health ka intervistuar një dermatologe një New York për të sqaruar disa nga këto ‘kura’ që janë përmendur.
Miti i parë: Puçrrat janë për adoleshentë
Kurd he si një person do të ketë akne është e përcaktuar me gjene.
Përderisa ka shumë që i kanë përjetur gjatë moshës së adoleshencës, shumë të tjerë janë ballafaqur me akne edhe në moshë të rritur.
Në fakt, Instituti Ndërkombëtar Dermal ka deklaruar se 40 deri 55% e të rriturëve (nga mosha 20 deri 40) preken nga aknet.
Miti i dytë: Duhet ta lani fytyrën më shpesh
Fatkeqësisht, të lash me sapunë fytyrën sado shpesh nuk ndikon në kurimin e akneve.
“Ka shumë faktorë që shkaktojnë aknet, pjesën më të e madhe e përbëjnë hormone, stresi dhe gjenet – dhe këtë gjë nuk mund ta ndryshoni vetëm me larje të fytyrës” – sqaron dermatologja.
Larja e fytyrës mund të jetë e dobishme për të zbutur këtë faktorë, por zakonisht vetëm kjo nuk ndihmon.
Miti i tretë: Dielli do ta pastroj fytyrën nga aknet
Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mit deklaron dermatologja. Ajo e ul sistemin imun në lëkurën tonë, e cila përgjithësisht nuk është gjë e mirë, pasiqë imuniteti na duhet për tu mbrojtur nga infeksionit e kanceri i lëkurës.
Madje, e dimë që ekspozimi i tepërt ndaj diellit mund të shkaktoj rrudha dhe probleme me pigmente.
Dielli mund të ndihmojë në zvogëlimin e disa problemeve tjera në lëkurë por ndikimi tek aknet është tejet minimal.
Miti i katërt: Ushqimi me yndyrë mund t’iu shkaktoj aknet.
Përgjithësisht kjo nuk është e vërtetë, edhe pse disa nga llojet e ushqimit mund të kenë ndikim në shfaqjen e akneve.
Nuk bëhet fjalë për ushqimin si pizza e cila është një mjaft popullor për shfaqjen e akneve, problem qëndron tek disa përbërës./albeu.com/