Një histori që ngjan me fabulën e një filmi ajo e një gruaje britanike e cila ka rënë nga një anije në detin Adriatik.
46-vjeçarja e quajtur Kay kishte qenë në bordin e një anije lundrimi norvegjeze dhe ra në det pak para mesnatës së të shtunës rreth 60 milje larg bregut kroat.
Ajo ia doli të qëndronte e gjallë për orë të tëra kur u gjet mëngjesin e sotëm duke notuar nga një anije shpëtuese.
Gruaja britanike ka thënë se ajo ndjehet me fat që është gjallë ndërsa është në gjendje të mirë shëndetësore.
Një zëdhënëse e policisë kroate tha:
Në orët e para të ditës së sotme rojet bregdetare u njoftuan se një grua kishte rënë nga anija dhe nisën një operacion shpëtimi. Jemi të kënaqur që turistja është gjallë, ajo është aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm. Gruaja është nga Mbretëria e Bashkuar dhe fatmirësisht tani është e sigurt, ndërsa prêt që së shpejti të bashkohet me miqtë dhe familjen.”
Pritet që ambasada britanike në Kroaci të deklarojë se si ra gruaja nga anija norvegjeze, e cila nuk kishte shumë kohë që ishte vënë në përdorim.