5 çerdhe të ndërtuara, por nuk po funksionojnë! Limani siguron se të gjitha do të hapen, po nuk jep afate

Janë ndërtuar 5 çerdhe por asnjëra nuk po hapet. Në Çair, Haraçinë, Mateç të Likovës, në Tetovë dhe Tearcë. Në shenjë proteste, dje Kryetari i komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi dhe ai i Likovës Erkan Arifi para Ministrisë për punë Sociale kërkuan që çerdhet të hapen sa më shpejt.

Për këto çerdhe sot e pyetëm ministrin Fatmir Limani se pse nuk po hapen?

Për në Çair ju keni thënë se më 20 nëntor do të hapet, ku është problemi?
-Ka qenë gabim lapsus kam bërë atë ditë, me 20-tin është dashur të përfundohet faza e parë dhe pastaj nënshkrimi i fazës së dytë për mobilimin e çerdhes”,
tha Limani

Ndërsa çerdhen në Haraçinë, Limani kërkoi të mos bëhet politikë, pasi që dokumentacioni është në procedurë.

“Është në procedurë, ai e di shumë mirë, është vetë njeri institucional nuk guxon t’i bëjë këto gabime. Ka procedurë shkon te ministria e financave, pasi shkon te ministria e financave kthehet te ministria jonë arkivohet pastaj vjen deri te nënshkrimi”, është shprehur Limani.

Limani siguroi se të gjitha çerdhet do të hapen, përfshirë edhe ato në Tetovë dhe Tearcë, por pa dhënë ndonjë afat të caktuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu