Artan Dika
– A duhet të shkohet në një takim prej të cilit dihet se nuk do të dalë asgjë?
– A duhet të shkohet në një takim të cilin njëra palë do ta keqpërdor me të vetmin qëllim që të rrah gjoks se gjoja i ka mbledhur shqiptarët bashkë dhe pala tjetër do i vendosë palës tjetër kushte të cilat dihet se ajo nuk do t’i realizojë?
– A duhet të shkohet në një takim ku qëllimi i vetëm është të mashtrohet populli se gjoja ja u bëmë bashkë (sa për sy e faqe) edhe pse prej kësaj bërje bashkë nuk do dalë asgjë?
– A duhet të shkohet në një takim prej të cilit më pas do të dalin vetëm akuza mes palëve se tjetri ishte shkaktar i mosbashkëpunimit?
– A duhet të shkohet në një takim qëllimi i vetëm i thirrjes së të cilit dihet se është dhënja e shansit një klike të korruptuar e të hipotekuar të manipulojë me tezën e bashkimit për qëllimet e veta të mbetjes në pushtet pa realizuar asgjë?