5 shenjat që tregojnë se ai apo ajo nuk do të martohet me ju

Në një marrëdhënie, sado të vite të kenë kaluar, mendimi kryesor që shqetëson partnerët është: “A do të martohemi vallë?”

Sigurisht, një nga arsyet se pse lidhemi me dikë dhe kalojmë vite me të është për të kuptuar nëse është i duhuri apo e duhura për të kaluar jetën.

Nëse po vrisni mendjen nëse partneri që keni në krah do të jetë i/e gatshëm/me për ta çuar marrëdhënien tuaj deri në altar, ja 5 gjërat që do t’ju bëjnë të kuptoni: po apo jo.

  1. Ai është i fokusuar diku tjetër

I dashuri apo e dashura juaj po kalon një moment delikat në jetën e tij? Është duke punuar për diçka shumë të rëndësishme duke kontribuar në karrierën e tij? Atëherë vendosini një kryq të madh idesë për martesë.

Ai/ajo është i/e zënë duke menduar për çështje të tjera dhe nuk do ta marrë mundin ta vendosë jetën e tij në binarët e martesës. Bën mirë të presësh edhe pak!

2. Vazhdimisht thotë se nuk do të martohet

Duke u përpjekur t’i ndryshosh mendjen duke u bërë e dashura apo i dashuri perfekt, nuk bëni asgjë tjetër veçse ul vetëbesimin dhe lumturinë tënde. Nëse nuk ka vendosur akoma për të bërë një hap kaq të madh, mjafton të respektosh vendimin e tij/saj dhe gjithçka është në rregull.

3. Situata emocionale nuk është e mirë

Nëse ai apo ajo po kalon ditë të vështira për arsye të ndryshme apo sapo është divorcuar, abuzuar apo po punon në një ambient plot me stres, dije se nuk e ka mendjen për të vendosur unazën. Përpiqu ta kthesh gjendjen emocionale në normalitet dhe më pas mund të bisedosh shtruar.

4. Ndihesh si aventura e radhës

Ka disa veprime dhe situata të cilat flasin shumë.  Një e tillë është edhe këmbëngulja e tij apo e saj për mos të të prezantuar me një shoqe, shok, mik, familjar etj. Kjo do të thotë se nuk është akoma gati apo nuk dëshiron të të ketë pranë për gjithë jetën. Për të je thjesht kalimtar/e.

*Kjo vlen vetëm nëse keni vite bashkë.

5. Qëllimet e tuaj nuk përputhen me atë ç’ka do të vijë pas martesës

Ka disa gjëra që dashuria nuk i mposht dot.

Ja, ti mund të martohesh me personin e zemrës, por duhet të heqësh dorë nga ëndrrat e tua. Ndoshta mund të kalosh mirë përkrah tij apo saj, por nuk do të jesh e lumtur. Sepse ëndrrat e tua të bëjnë me të vërtetë të lumtur.

Pra, nëse ajo që dëshiron dhe ëndërron për jetën tënde nesër nuk përputhet me planet e përbashkëta sot, nuk je në rrugë të drejtë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu