5 vendet e preferuara të 22-vjeçares që ka vizituar çdo shtet në botë

Lexie Alford ishte 21 vjeç kur u bë personi më i ri në moshë që udhëton në çdo shtet në botë. Tani, 22 vjeç, ajo përdor platformat dhe personazhin e saj në internet – Lexie Limitless – për të frymëzuar udhëtarët përmes Instagram-it, YouTube-it dhe faqes në internet.

Me origjinë nga Kalifornia, të cilën në një intervistë për Euronews e përshkruan si “vendin më ndryshe në SHBA të cilin nuk e zëvendëson me asnjë” – ajo jeton me kohë të plotë në Los Angeles.

“Ishte më shumë një evolucion natyral. Unë fillova të udhëtoja kur isha vërtet e re sepse mamaja ime ka një agjenci udhëtimesh, një biznes që ajo e filloi kur ishte vetëm 19 vjeç. Teksa rritesha, ajo më merrte me vete kur eksploronte, e cila ishte vërtet një gjë e mrekullueshme.

Me këtë mënyrë jetese, ishte e kuptueshme që në kohën kur isha 18 vjeç, kisha udhëtuar në rreth 70 vende të botës. Por një nga ëndrrat e mia më të mëdha, që nga mosha 12-vjeçare, ishte që doja të provoja të jetoja për një vit të jetës sime pa shkollë dhe pa punë. Kështu që kurseva, një shumë të majme, në mënyrë që të mund t’i merrja paratë dhe të shëtisja botën.”– tha ajo për Euronews, kur u pyet se si nisi qëllimi për të udhëtuar çdo shtet në botë.

Për 5 vendet e preferuara u shpreh: “Kam një listë, kam Top5. Por kjo është si të zgjedhësh një fëmijë të preferuar. Vendet janë të preferuarat e mia për arsye të ndryshme.”

Ja cilat janë:

1. Indonezia: “E dua Indonezinë për shkak të zhytjes. Bota nënujore atje është magjepsëse.”

2. Venezuela: “Venezuela, për shkak të bukurisë natyrore dhe mirësisë së njerëzve.”

3. Pakistani: “Pakistani ishte vendi dhe njerëzit më mikpritës që kam vizituar. Ka gjithashtu një peizazh të pabesueshëm malor.”

4. Egjipti: “Egjipti për historinë – ruajtja e saj është e pabesueshme. Ende mund të shihni bojën dhe tymin në muret brenda Piramidave të Mëdha.”

5. Islanda: “Është thjesht një ishull kaq unik, vendi më unik në botë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu