56 vjeçari qan në gjykatë: Më tregoni kë kam vrarë?

56 vjeçari nga Ndroqi i cili vrau bashkëshorten, ka dalë para trupit gjykues teksa ka qënë i pavetëdijshëm për atë që kishte ndodhur. Kasëm Lila u prangos dy ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi me një armë gjahu ai vrau gruan e tij Afize Lila dhe plagosi kunatën e cila është jashtë rrezikut për jetën. Krimi ndodhi mbrëmjen e së shtunës, pas një konflikti të çastit mes dy vëllezërve.

Në gjendje të rënduar ai është shprehur: “Zoti gjykatës, ju lutem më shpjegoni pak. Kë kam vrarë, gruan apo dikë tjetër, pasi nuk mbaj mënd asgjë ç’ka ndodhur dhe isha i tronditur”.

Pasi gjykatësi i shpjegoi vrasjen e bashkëshortes dhe plagosjen e kunatës, i pandehuri u ul në karrike dhe duke qarë është shprehur i penduar.

Në përfundim të seancës, gjykata caktoi për të masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve, ndërsa ai rrezikon dënimin maksimal, “burg përjetë” për vrasjen e bashkëshortes dhe “armëmbajtjen pa leje”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu