6 Nëntori -” Trazirat e Bit Pazarit në Shkup një skenar i parapërgatitur” (FOTO)

“Bit Pazari” Më datë 6 dhe 7 nëntor, 1992, në lagjen Bit Pazar të Shkupit ndodhën trazira të shqiptarëve, të cilat u nxitën nga një skenar i parapërgatitur nga qarqet luftënxitëse në Maqedoni. Me këtë rast, policia maqedonase demonstroi forcë brutale kundër shqiptarëve. Sipas informatës së Ministrisë për Punë të Brendshme të Maqedonisë këto ngjarje përfunduan me katër persona të vrarë dhe katërmbëdhjetë të lënduar rëndë, si dhe u bastisën dhe u privuan nga liria një numër i madh shqiptarësh.

Është interesant një fakt që do të përsëritet në vazhdimësi, në kohën kur ndodhën ngjarjet dramatike të Bit Pazarit, kryetari i Republikës së Maqedonisë, K. Gligorovi udhëtoi për “punë zyrtare” jashtë Maqedonisë. Kjo dhe shumë ngjarje tjera dëshmojnë se në Maqedoni asgjë nuk është bërë pa njohurinë e kryetarit Gligorov.

Faktori politik shqiptar që ishte pjesëmarrës në Qeverinë e Cërvenkovskit si fajtor e cilësoi Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, e cila e kishte përgatitur skenarin e përgjakshëm të Bit Pazarit. Mirëpo, gjithashtu duhet theksuar se asgjë nuk u ndërmor nga faktori politik shqiptar, për t’u penguar përsëritja e skenarëve të ngjajshëm.

Asnjëherë nuk u ndriçua prapavija e ngjarjeve të Bit Pazarit. Nuk ishte e qartë pse i nevojiteshin këto ngjarje tragjike establishmentit politik të kohës? Një gjë është e qartë, se “Bit Pazari” ishte një skenar i përgatitur, për të argumentuar faktin se Republika e posaformuar është e “rrezikuar” nga shqiptarët, me çka mund të destabilizohej edhe rajoni i Ballkanit. Pra, qarqet nacionaliste maqedonase përpiqeshin që përmes skenarëve të përgjakshme antishqiptare t’i paraqesë shqiptarët, para faktorit ndërkombëtar, si destabilizues të Maqedonisë, me qëllim të përshpejtohet njohja ndërkombëtare e shtetit të ri.

3-106-620x330


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu