63.562 persona ose 3.6 për qind e popullatës në Maqedoni janë analfabetë, por ata njëkohësisht janë edhe votues,transmeton TV21. Por ata në ditën e votimeve kanë mundësinë që të kenë ndihmës, që do ti ndihmojë gjatë votimit.
„Ndihmësi i votuesit, gjithashtu duhet të ketë dokumente me vete për identifikim, që të mund Këshilli Zgjedhor t’a identifikojë dhe t’i regjistrojë të dhënat e tij personale. Në kabinat e votimit, analfabetët shkojnë bashkë me personin që u ndihmon gjatë votimit, megjithatë është e rëndësishme të dihet se personi që u ndihmon atyre, nuk ka të drejtë ta rrethojë fletëvotimin e analfabetit, por vetëm t’ia lexojë të dhënat dhe pastaj analfabeti vet e rrethon njërën parti në fletëvotim”, tha zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçeska.
Sipas këtij numri që është evidentuar, atëherë del se mund të zgjidhen deri në 7 deputetë nga votat e qytetarëve të kësaj kategorie.