Njeriu i parë i LR-PDSh-së do ti rikthehet jetës së politikës të hënën njoftojnë nga partia e tij, njofton InfoShqip.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, anëtari i kësaj partie Arben Taravari ka njoftuar se të hënën në ora 13:00 në selinë e LR-PDSH-së në Tetovë, për herë të parë pas sulmit të 27 prillit në kuvend, konferencë për media do të mbajë kryetari i partisë, Ziadin Sela.
“Do të jetë konferenca e parë e Z.Sela pas sulmit të 27 prillit, ku ai rezultoi të ishte më i lënduari e më i dëmtuari, por shqiptarët nuk bien lehtë, ndaj për inatin e kriminelëve dhe për gëzimin e çdo shqiptari e mik shqiptari të hënën në Tetovë z.Ziadin Sela rikthehet!”, thuhet në postimin e Arben Taravarit në profilin e tij në Facebook./InfoShqip.com