670 euro, kaq ka arritur paga mesatare në maj të këtij viti

Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në maj të këtij viti është 41.252 denarë dhe është 13,1% më e lartë se në maj të vitit kaluar, shkruan Alsat.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, kjo rritje vjen si kontribut i rritjes së pagës mesatare mujore neto në sektorët: arsim me 19.6%, argëtim-rekreacion dhe art me 19% dhe Administratë publike dhe mbrojtje; sigurimet shoqërore të detyrueshme për 16.3%.

Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar në sektorët: miniera dhe gurore me 5.7%, Objektet akomoduese dhe shërbime ushqimore me 4.4% dhe Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar nga 4.3%.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu