Bayern Munich fitoi dje klasiken e futbollit gjerman ndaj Borussia Dortmund me shifrat 2-3 dhe konfirmoi edhe një herë faktin se në Bundesliga nuk kanë kundërshtarë. Pas shtate javësh skuadra e Hansi Flick kryeson renditjen e kampionatit gjerman me 18 pikë pas shtatë ndeshjesh. Por kryesimi i renditjes nuk është gjëja e vetme për tu mburrur për kampionët e Evropës.