73 vjeçari që masakroi gruan me sëpatë: E vrava se më kërkoi llogari

Golemi u trondit mbrëmjen e sotme nga një tragjedi e ndodhur. Burri ka vrarë gruan e tij me sëpatë në banesën e tyre dhe më pas është vetë dorëzuar në polici. Mosha e autorit është 73 vjeç, ndërsa viktima 5 vjet më e re se bashkëshorti.

Burimet thanë se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes bashkëshortëve. Mësohet se ata kishin shkuar këto ditë me pushime në Golem, dhe se jetonin në kryeqytet. Çifti mësohet se jetojnë te rruga “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, por kishin edhe një shtëpi në Golem.

Dëshmia e autorit pas vetëdorëzimit.

“News24” raporton se autori ka pranuar krimin në polici pas vetëdorëzimit duke pranuar se shkaku ishte për motive banale.

“Më pyeti ku isha, më kërkoi llogari, s’mund të jepja llogari për çdo gjë”, mësohet të jetë shprehur 73¬vjeçari edhe pse në gjendje shoku nga ngjarje e rëndë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu