80 mijë qytetarë mbijetojnë me 60 denarë në ditë, politika bën ‘sefa’

Nga: Muhamer Pajaziti

Një menu një byfenë e Parlamentit të Maqedonisë tregon egoizimin dhe jo solidaritetin e politikanëve të cilët marrin rroga të majme nga buxheti i shtetit.

Çmime të cilat i ëndërron secili qytetarë i vendit që jeton me të ardhura të ulëta apo një rrogë minimale. Përfaqësuesit e popullit, paga e të cilëve sillet rreth 2000 euro, tre vakte mund ti konsumojnë me vetëm 250 denarë.

Ndërkohë, jashta kësaj godine, kudo kemi cmime më të larta se në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian. Politika nuk can kokën, derisa rreth 80 mijë qytetarët të maqedonisë jetojnë me një euro në ditë.

Këto të dhëna dalin nga studimi i fundit me titull: „Ndikimi i inflacionit mbi varfërinë në Republikën Maqedonisë Veriore. Sipas skenarit më të keq, të përshkruar në studim, viti do të mbyllet me 86,405 njerëz që jetojnë në varfëri ekstreme. Skenari më i favorshëm, nga ana tjetër, parashikon se do të jenë 70,084 qytetarë në varfëri të skajshme.

Maqedonia është lidere sa i përket lartësisë së çmimeve për produktet e nevojshme dhe të domosdoshme për mbijetesë dhe gjithashtu sa i përket taksave dhe dënimeve të cilat janë më të lartat në Evropë e më gjerë. Qytetarët thonë se duart e qeverisë kanë depërtuar thellë në xhepat e qytetarëve.

Në këto rrethana, Maqedonia vazhdon të mbetet një ishull për politikanët e korruptuar dhe një ferr për qytetarët e zakonshëm.
Ikja do të vazhdoj dhe gjasë do të mbeten këtu vetëm bandat politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu