Baci nga Kosova me porosi: “Nëse don luftë Maqedonia, vallahi do t’ia bëjmë më zi se Serbisë!” (VIDEO)

Në protestën e sotme në Prishtinë ka folur edhe Shykri Ratkoceri, nga Ferizaji. Ai e ka shprehur mllefin e vet për dënimet drakonike ndaj pjesëtarëbe të Grupit të Kumanovës, duke thënë mes tjerash: “Nëse doni luftë, do t’ua bëjmë më zi se Serbisë!”.

“Kemi ardhur të protestojmë kundër padrejtësive, kundër burgimit të Trimave të Kumanovës. Maqedonia, udhëheqësit e Maqedonisë, ja duke bë gabim të madh. Ata më së pari emrin e duhur si shtet nuk pe kanë dhe po donë me na i dënuar shqiptarët e atdhetarët. O vallahi nëse dojnë luftë, kemi me ua bë ma zi se Serbisë. Ne e kemi Shqipërinë, ne e kemi Amerikën. Rrnoft UÇK-ja!”, ka thënë Ratkoceri.

Deklaratën e tij mund ta përcillni në videon më poshtë të huazuar nga zëri.info.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu