Nga tetori pritet që Maqedonia të përballet me një fluks të madh refugjatësh

Maqedonia në muajin tetor të vitit 2016 do të përballet me një fluks të madh të emigrantëve, parashikojnë nga OJQ Legis, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas ekspertëve, këto pritje vijnë për shkak të pakënaqësisë së Turqisë, e cila ende nuk ka marrë 6 miliardë eurot nga BE-ja kurse në territorin e saj tashmë ka 3 milion refugjatë. Numri i refugjatëve të mbetur në Maqedoni është 250 të cilët gjithashtu BE-ja nuk dëshiron t’i pranojë në territorin e saj, edhe pse anëtarët e familjeve të tyre janë vendosur tashmë në disa vende evropiane.

Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, dje gjithashtu vuri në dukje se Evropa është pranë kufirit të mundësive të saj për të marrë një valë të re refugjatësh./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu