Në Gjykatën Penale në Shkup përfundoi marrja në pyetje e të arrestuarve të cilët Prokuroria Themelore Publike i përndjek për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit.
Nga Gjykata deklaruan se vendimet për të gjithë të arrestuarit po përgatiten dhe se pritet që të publikohen gjatë ditës. Mbrëmë u caktua masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh për pesë persona në mesin e të cilëve është edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe këngëtari operistik Igor Durllovski, i cili ishte pjesë e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”. Dy personave u është caktuar masë paraburgimi shtëpiak.
Deputetët të cilët u arrestuan dje janë liruar dhe për ta pritet përgjigje nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nga i cili Gjykata kërkoi heqjen e imunitetit të deputetit. Gjatë ditës së djeshme krahas deputetëve janë arrestuar edhe 20 persona të cilët përndiqen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. I pranishëm sot në gjykatë në intrvistë për media Kryministri Zoran Zaev tha se qëndron në atë se Maqedonia duhet patjetër të ketë drejtësi të denjtë, duhet theksuar se duhet patur kujdes me veprimet për shkaka të prespektivës Europjanë që aspiron Maqedonia, tha mes tjerash Zaev./InfoShqip.com