Ivanov takon Zaevin dhe Gruevskin, ja për çka është diskutuar

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mbrëmë në kabinetin e tij mbajti takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, temë e bisedimeve kanë qenë ngjarjet aktuale dhe zgjidhjet e mundshme për dalje nga kjo situatë e tensionuar.

Qëllimi i takimit ishte të stimulohet pajtim dhe normalizim të proceseve politike në Maqedoni. Të pranishmit në takim u dakorduan se bisedat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Takimi i mbajt pas arrestimit të djeshëm të 36 personave të cilët dyshohen për ngjarjet në Kuvend më 27 prill. Ata akuzohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë në vend.

Kryministri Zoran Zaev tha se Takimi kishte të bëjë me rendin kushtetues dhe proceset politike të shtetit dhe kyqjen e opozitës në të gjitha proceset e politikëbërjes , takimet do të vazjdojë dhe po bisedojmë hapur që të gjejmë zgjidhje për problemet./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu